Institucioni Privat i Arsimit, “Akademia Ora“, që përfshin si kopshtin ashtu edhe shkollën, e ka shënuar në një formë të veçantë festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar, përmes një varg aktivitetesh edukative dhe kreative.
Fëmijët e kopshtit dhe nxënësit e shkollës, me mbështetjen e edukatorëve dhe mësimdhënësve të tyre, kanë realizuar vizatime dhe projekte që pasqyrojnë simbolet dhe ngjyrat kombëtare. Përkushtimi i tyre ka sjellë në pah kreativitetin dhe dashurinë për atdheun, duke e bërë këtë ditë të veçantë edhe më domethënëse, shkruan Fol Drejt.
Këto aktivitete, të organizuara me kujdes nga stafi i “Akademisë Ora“, janë dëshmi e përkushtimit për edukimin e fëmijëve dhe nxënësve në frymën e vlerave kombëtare dhe krenarisë për trashëgiminë tonë historike.
E gjitha kjo që emocionet e kësaj dite të lënë gjurmë të paharrueshme te të gjithë.