2 persona kanë vdekur pas një aksidenti në Ferizaj në orët e hershme të mëngjesit, njofton Zyra Rajonale e Policisë së Ferizajt.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” kurse shkaktar sipas njoftimit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes së mjetit me kushtet e rrugës, transmeton “Zeri.info”.
Viktimat i janë dërguar Institutit mjeko-ligjor për obduksion
Njoftimi i plotë
Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 04:10 minuta ,në rrugën ,,Rexhep Bislimi” në Ferizaj, kanë humbur jetën dy persona.
Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra me targa vendore ( E.M m/sh/k 27 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin, del nga rruga dhe dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore ,ku e si pasojë,ngasësi i automjetit ka ndërrue jetë në emergjencën e Ferizajt,kurse pasagjeri është dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se i njejti ka ndërruar jetë.
Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.