Një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, transmeton Fol Drejt.
Siç ka njoftuar Gashi, në këtë aksident një person ka marrë lëndime serioze.
“Rreth orës 12:55 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Gllaviqicë. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture. Një person është lënduar dhe ka pësuar lëndime serioze, është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal”, ka thënë Gashi për Klankosova.tv.