Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para një ore në fshatin Gllarevë të Klinës.
Nga ndeshja e dy veturave dhe një autobusi, jetën e kanë humbur dy persona.
Aksidentin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë ditur se jetën e kanë humbur dy persona, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.
Numri i aksidenteve me fatalitet është shtuar, vetëm në fund të javës së kaluar kanë humbur jetën dy qytetarë, një në Pejë dhe një në Mitrovicë.
Policia e Kosovës po bënë thirrje në vazhdimësi për kujdes në komunikacion dhe respektim të rregullave të komunikacionit.