Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Zvicër. Të dielën në mëngjes (sot) një autobus i firmës gjermane Flixbus i cili udhëtonte nga Gjenova drejt Dyseldorfit, për arsye akoma të paqarta, rrëshqiti dhe u përplas për një mur, shkruan foldrejt.com. Si pasojë një grua humbi jetën, kurse 46 persona tjerë mbetën të plagosur.
Të lënduarit janë nga 12 vende të ndryshme, ku mes tyre kishte edhe dy shqiptarë nga Shqipëria./Foldrejt.com