Të martën në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen zvicerane T5 pranë Hunzenschwill AG. Pranë një parakalimi me Mercedes, shoferi 37 vjeçar nga Kosova u përplas me një bashkëkombas 40 vjeçar i cili voziste me BMW në drejtim të Baar. Gjatë përplasjes BMW humbi kontrollin dhe rrëshqiti 40 metra në fushën pranë rrugës. Mercedesi në anën tjetër, si pasojë e humbjes së kontrollit, u përplas pak me një automjet tjetër, shkruan blick.ch, përcjell foldrejt.com.
Fatmirësisht dy shqiptarët e Kosovës mbetën lehtë të plagosur. Dëmet e përgjithshme nga aksidenti llogariten në 90 mijë franga. Për një kohë të gjatë T5 mbeti e bllokuar.