Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Trudë, me ç’rast tre persona kanë marrë lëndime.
Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar edhe zëdhënësi policor për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili për klankosovën ka treguar se në aksident janë përfshirë tri vetura, transmeton Fol Drejt.
“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti” – ka thënë Borovci./FolDrejt/