Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Mleqan të Malishevës.
Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.
Rastin u konfirmua edhe nga policia.
“Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore.”, thuhet në njoftim.