Një motoçikletë është përplasur me një betoniere mesditën e sotme në afërsi të TEG-ut, Tiranë.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar për vdekje drejtuesi i motorit, një 40-vjeçar me iniciale E.T.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, 25 qershor, rreth orës 15:40.
E.T 40 vjeç duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
40-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Abcneës.al/