Prokurorja e rrethit të parë gjyqësor të Nju Meksikos, Mary Carmack-Altwee, ngriti sot një akuzë për vrasje nga pakujdesia kundër aktorit të Hollivudit, Alec Baldwin për xhirimet në xhirimet e filmit “Rust”, në të cilin u vra kameramanja Halina Hutchins.
Hanna Gutierrez Reid, e cila ishte përgjegjëse për armët gjatë xhirimeve, u akuzua gjithashtu për vrasje, përcjell Fol Drejt.
Ndihmës drejtori David Halls hyri në një marrëveshje pranimi të fajësisë në të cilën ai pranoi neglizhencën në përdorimin e një arme, tha prokurori në një deklaratë./FolDrejt/