“Rusia është në zemrat tona, por navigacioni në veturat tona ka Mynihun si destinacion,” thonë shumë serbe. Sipas analizës së Dimitar Bechev për “Al Jazeera”, dy të tretat e shkëmbimeve tregtare të Ballkanit Perëndimor janë me BE, kurse Rusia vështirë se mund të ofrojë diçka tjetër nga aspekti ekonomik përveç energjitikës.
Sipas tij, Rusia është e shqetësuar për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi që po orientohen drejt Perëndimit dhe tani Rusia mundohet të mbajë me çdo kusht Serbinë. Edhe pse Ballkani nuk përbën rrezik për sigurinë e Rusisë, pasi ndodhet mjaft larg, rusët mundohet të mos e lëshojnë këtë pjesë me banorë shumicë ortodoksë.
Në këtë konflikt mes Perëndimit dhe Rusisë në Ballkan, përfituesi më i madh është presidenti serb Aleksandër Vucic – i cili është vlerësuar me urdhërin Alexander Nevsky, një urdhër i fituar nga vetëm kryetarët e Bellorusisë Lukashenko dhe Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, përcjell foldrejt.com.
Poashtu, pushteti i Vucic i cili kërcënohej nga protestat e shumta opozitare, tani po zbehen nga kjo vizitë e “vëllait të tyre Vladimir”.
Në fund opinionisti Bechev thekson se Putini mbështet idenë e korrigjimit të kufijve mes Vucic dhe Hashim Thaçit.
“Për Serbinë është e dhimbshme njohja e pavarësisë së Kosovës. Por është edhe kushti më i rëndësishëm për anëtarësimin e saj në BE,” vijon në fund opinioni i Bechev. “Si dhuratë Vucic i bëri liderin rus një qen Sharri, por dhurata e vërtetë ishte ajo e Putinit për Vucic.”/Foldrejt.com