Aleatët e Gjermanisë kanë rritur presionin ndaj kancelarit Olaf Scholz për të miratuar dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë përpara vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
“Ne po përpiqemi të organizojmë më shumë mbështetje për Ukrainën dhe shpresojmë që disa nga partnerët, aleatët do t’i japin tanke Ukrainës,” tha presidenti polak Andrzej Duda në një panel në Davos, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ai beson fuqimisht se Gjermania duhet t’i sigurojë Ukrainës tanke Leopard./FolDrejt/