Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin ka sugjeruar se duhet të vendosen dënime më të rrepta për njerëzit që kritikojnë pushtimin e Ukrainës nga Moska.
Vyacheslav Volodin, kryetari i Dumës ruse, tha se duhet të zbatohet konfiskimi i pronave dhe aseteve të rusëve që diskreditojnë forcat e armatosura të vendit dhe kundërshtojnë luftën.
Për momentin, njerëzit mund të marrin një gjobë nëse flasin kundër asaj që Moska e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë./FolDrejt/