Sipas Fabrizio Romano, Real Madrid po vëzhgon nga afër situatën e kontratës së yllit të Manchester United, Alejandro Garnacho, mes shumë klubeve të tjera elitare.
18-vjeçari i mrekullueshëm e filloi karrierën e tij në akademinë e Atletico Madridit përpara se t’i bashkohej Manchester United në afatin kalimtar veror të vitit 2020.
Futbollisti argjentinas është ngritur në rangun e klubit të Premier League, duke u bërë përfundimisht një lojtar i rregullt i ekipit të parë nën trajnerin Erik ten Hag këtë sezon. Megjithatë, me kontratën e adoleshentit që skadon në verën e vitit 2024, situata ka nxitur interesin e disa klubeve kryesore në të gjithë Evropën, përfshirë Real Madridin, transmeton Fol Drejt.