Para katër vitësh e gjithë Europa përëndimore ishte e frikësuar nga kryeministri grek Aleksis Cipras (44). Edhe mediat perëndimore pas fitores së tij nxorën titujt e gazetave – “sa është i rrezikshëm ky burrë për Europën?” – ose – “A është ai kërcënim për BE?”.
Djali i një biznesmeni ndërtimesh, i cili edhe vetë ka studiuar për ndërtimtari, 44 vjeçari ju fut politikës në kohën rinore me ide komuniste, ndërsa më pas si popullist i majtë fitoi zgjedhjet në 2015, kurse tani shfaqet si një politikan profesionist që përveç që po arrin të zgjidh një kontest disa dekadash me fqinjin verior – po kthehet në liderin më të dashur të Perëndimit në Ballkan./Foldrejt.com