Gjigandi amerikan i tregtisë elektronike Amazon do të pushojë nga puna më shumë se 17 mijë punonjës.
Pushimet nga puna janë të fokusuara në rangun e korporatës, raportoi The Wall Street Journal, duke cituar njerëz të informuar në lidhje me këtë çështje, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në nëntor, kompania me seli në Seattle njoftoi se po fillonte pushimet nga puna në mesin e punëtorëve të korporatës. Shkurtimet u përqendruan në biznesin e pajisjeve, rekrutimin dhe operacionet e shitjes me pakicë, thuhet në raport.
Sipas raportimit, deri në shtator, kompania punësonte 1,5 milion njerëz, një përqindje e madhe e të cilëve punonin në magazinat e saj./FolDrejt/