Ambasada e SHBA-ve dhe konsullatat e saj në Indi kanë nisur disa iniciativa të reja për të shkurtuar kohën e pritjes dhe për të rritur përpunimin e vizave në të gjithë vendin, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Koha aktuale e pritjes për vizitorët indianë është 500-600 ditë.
Misioni amerikan tha se shërbimet e tij në Indi ishin goditur nga pandemia Covid-19, duke krijuar një ngarkesë të madhe.
Ai preku disa biznese indiane dhe mijëra indianë që mbështeten te viza për të jetuar dhe punuar në SHBA.
“Ekipet tona konsullore anembanë Indisë po punojnë me orët shtesë për të përmbushur nevojat e udhëtarëve ndërkombëtarë dhe për të ulur kohën e pritjes”, tha shefi i konsullatës së Mumbait, John Ballard në një deklaratë në faqen e internetit të ambasadës.
“Kjo është pjesë e një përpjekjeje të gjerë të misionit për të gjetur zgjidhje inovative për të lehtësuar udhëtimin në Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai.
Për indianët që aplikojnë për viza pune, koha e pritjes aktualisht varion nga 60-280 ditë ndërsa koha e pritjes për vizitorët është afërsisht 1.5 vjet.
Koha e gjatë e pritjes për vizitorët indianë është në kontrast me ato nga qytetet evropiane ku është rreth 20 ditë./FolDrejt/