Ambasada e Gjermanisë në Shkup ka sqaruar edhe njëherë të gjithë të interesuarit nga Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht shtetasit e Maqedonisë sesi mund të emigrojnë në vendin gjerman dhe kur vlen qëndrimi mbi tre muaj në zonën Shengen pa qenë nevoja për t’u kthyer në vendlindje.
“Informacionet lidhur me ligjin e ri, i cili duhet të hyjë në fuqi më datën 1.1.2019 dhe i cili qytetarëve të shteteve jo anëtare të BE-së u mundëson të qëndrojnë 6 muaj në Gjermani pa kontratë pune dhe pa leje punë, nuk janë sakta”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë veçanërisht në shëndetësi, punëtorë artizanalë dhe shoferë kamionësh. Kjo është arsyeja se pse Gjermania dita-ditës po lehtëson emigrimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor./Foldrejt.com