E premte, 29 Mars, 2024

Ambasada e Kosovës në Ankara del me njoftim për shqiptarët pas tërmetit në Turqi

Lexoni edhe..

Reagimet pas tërmetit që ndodhi në Turqi kanë qenë të shumta nga të gjitha anët, e një reagim të tillë e ka bërë edhe Ambasada e Kosovës në Ankara. 

Ambasada, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, i ka shprehur ngushëllime popullit turk për viktimat që humbën jetën nga tërmeti.

“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në shkrimin e tyre në Facebook.

Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, luten qytetarët tanë të kontaktojnë në numrat emergjentë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91 /FolDrejt/

Të ngjajshme