Ai po kryente detyrën e ambasadorit koreanoverior në Itali – vetëm se tani Jo Song-gil sipas gjitha gjasave është arratisur dhe ka kërkuar azil në një vend perëndimor. Kjo duhet të ketë ardhur pas thirrjes së tij për të shkuar në Korenë Veriore, shkruajnë mediat perëndimore, përcjell foldrejt.com.
Azil kanë kërkuar edhe pjesëtarët e tjerë të familjës së tij. Diplomati 48 vjeçar koreanoverior Jo Song-gil momentalisht ndodhet nën mbrojtje të autoriteteve italiane. Lajmi është konfirmuar edhe nga deputeti koreanojugor Kim Min-ki.
Ky nuk është rasti i vetëm kur një diplomat i lartë korenoverior arratiset nga vendi i origjinës për të kërkuar azil. Në 2016 ambasadori i Britanisë së Madhe, Thae Yong-ho, u largua sëbashku me familjen e tij drejt Koresë Jugore./Foldrejt.com