Ambasadori rus në SHBA, Anatoli Antonov dhe i dërguari i ri diplomatik amerikan në Moskë, Lynn Tracy, zhvilluan një takim në Uashington të hënën, njoftoi ambasada ruse.
Siç u tha, takimi u mbajt në rezidencën e ambasadorit rus në Uashington, përcjell Fol Drejt.
Më herët dje, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergej Ryabkov tha se diskutimet për aspektet problematike të marrëdhënieve ruso-amerikane do të vazhdojnë me ardhjen e Trejsit në Moskë, e cila sipas tij pritet në ditët në vijim./FolDrejt/