Kejt Bërns si ambasadore e re amerikane në Maqedoni, duke e zëvendësuar në këtë detyre Xhez Bejli, ka dënuar ashpër ndodhitë e 27 prillit në kuvend dhe ka folur hapur për pakënaqësitë e presidentit Gjorgje Ivanov që refuzoi të mandatojë shumicën parlamentare për të formuar qeverinë e re.
“Shtetet e Bashkuara i dënojnë ashpër sulmet e dhunshme mbi anëtarët e Parlamentit të Maqedonisë, të cilat pasuan pas zgjedhjes së Talat Xhaferi si kryetar të Kuvendit. Si një partner strategjik dhe mik i Maqedonisë, me respekt të plotë të sovranitetit dhe unitetit, SHBA bën thirrje të gjitha partit të përqendrohen në interesin e Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, mbi të gjitha, të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive dhe plotësisht të zbatojë të gjitha angazhimet e tyre që rjedhin nga Marrëveshja e Përzhinos. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në mënyrë paqësore dhe të respektojnë ligjet dhe proceset demokratike. Shtetet e Bashkuara janë të pakënaqur që presidenti Ivanov ka refuzuar t’u ofrojë shumicës parlamentare mundësinë për të formuar një qeveri të re. Ne konsiderojmë se ky vendim nuk është në përputhje me angazhimet e OSBE-së, parimet themelore demokratike dhe sundimin e ligjit, të cilat janë vlerat thelbësore të kësaj organizate “, tha Bërns./Foldrejt.com