fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Anashkalohet Qeveria e Kosovës, Drafti i Statutit për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

Anashkalohet Qeveria e Kosovës, Drafti i Statutit për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

6 Gusht, 2018
S’ndalet COVID-19, mbi 800 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

Konfirmohen 783 raste të reja me COVID-19, dy persona humbin jetën

17 Gusht, 2022
“Pritet të ndodhë ajo që ishte parashikuar për vitin 2050”, flasin meteorologët për temperaturat ekstreme

Temperaturat e larta në Greqi, shpallet gjendje emergjente për tri ditët e ardhshme

17 Gusht, 2022
Ambasadorja kineze në Beograd:“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe”

Ambasadorja kineze në Beograd:“Kina i kupton dhe i mbështet të gjitha kërkesat legjitime të palës serbe”

17 Gusht, 2022
“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

17 Gusht, 2022
Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

17 Gusht, 2022
Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

17 Gusht, 2022
Hoxhaj udhërrëfyesin për liberalizim e quan mjerim politik

“Nuk është kohë e parullave si frymëzime të çastit drejt moçalit politik, nga ku s’mund të dalim assesi!”

17 Gusht, 2022
Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

17 Gusht, 2022
Anija ukrainase me 13 mijë tonë misër zbarkon në Itali

Edhe katër anije tjera të ngarkuara me drithëra largohen nga porti ukrainas

17 Gusht, 2022
Ia bastisën shtëpinë, Donald Trump nuk pranon të flasë para prokurorëve, bastisjen e quan gjueti shtrigash

Trump reagon sërish pas bastisjes, e krahason FBI-në me kriminelë të zakonshëm

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Anashkalohet Qeveria e Kosovës, Drafti i Statutit për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

4 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 2 minuta lexim

Fillimi » Anashkalohet Qeveria e Kosovës, Drafti i Statutit për Asociacionin shkon drejt në Bruksel

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Drafti i Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, që është dashur të dorëzohej në Qeverinë e Kosovës, shkon drejt në Bruksel. Ekipi menaxhues për hartimin e Statutit të  Asociacionit, që përbehet vetëm prej pjesëtarëve të komunitetit serb, pritet që sot ta dorëzojë dokumentin në Bruksel. Analistë politikë në Kosovë e konsiderojnë absurde këtë situatë, derisa në Qeverinë e Kosovës thonë se pas dorëzimit të dokumentit në Bruksel, atje do të ftohet edhe pala kosovare.

Qeverisë së Kosovës ende nuk i është dorëzuar drafti i Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (ASK), ashtu siç ishte paraparë. Madje, ende nuk kanë pranuar asnjë ftesë për takim atje.

Lexoni edhe..

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Qeveria e Republikës se Kosovës nuk ka pranuar ndonjë dokument nga ana e ekipit menaxhues, qe mund te quhet si draft statut i Asociacionit. Ky dokument dërgohet ne Bruksel, ku do te ftohet edhe pala kosovare. Aktualisht ne nuk kemi pranuar dokument dhe as ftesë për takim”, thotë Donjeta Gashi nga zyra për marrëdhënie me mediat në Qeverinë e Kosovës.

4 gushti ishte data e fundit kur ekipi menaxhues duhej ta dorëzonte Draftin e Statutit për Asociacionin.

Por, ekipi menaxhues ka vendosur që atë ta dërgojë në Bruksel dhe ekzekutivit kosovarë t’ua jap vetëm procesverbalin.

Me dërgimin e dokumentit në Bruksel fillimisht dhe jo në Qeverinë e Kosovës, sipas analistit Imer Mushkolaj, tregohet se krijimi i ASK do të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, pra me kompetenca ekzekutive.

Sipas tij, është absurde që drafti të dërgohet në Bruksel para së të shkojë në institucionet e Kosovës.

“Është absurde që drafti i statutit të asociacionit të dërgohet në Bruksel para se të iu shkojë institucioneve të Kosovës, dhe për më keq institucionet e Kosovës, në këtë rast Qeveria, vetëm do t’i marrin procesverbalet nga Brukseli. Pra kjo na tregon se Asociacioni nuk do të jetë një OJQ, siç kanë thënë vite me radhë ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen, por do të jetë fatkeqësisht një institucion me kompetenca ekzekutive që nënkupton një autonomi për veriun e vendit. Dhe, kjo pra është e rrezikshme duke pas parasysh që një autonomi për veriun e vendit do ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës”, thotë ai.

Kujtojmë se ekipi menaxhues që është krijuar për hartimin e statutit të AKS-së në përbërje ka vetëm pjesëtare të komunitetit serb.

Puna e tij, nisi në muajin prill të këtij viti.

Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka dalë nga marrëveshja Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian. E në këto bisedime, kjo çështje ishte çdo herë kryesore për përfaqësuesit institucional serb.

Ekipi menaxhues për hartimin e Draft statutit kishte dorëzuar procesverbalin në Qeverinë e Kosovës, por që i tëri ishte në alfabetin cirilik. Kështu zyra e kryeministrit e kishte kthyer atë prapa.

Tani, pas dorëzimit në Bruksel, procesverbali pritet të dorëzohet në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal dhe pas përkthimit të dorëzohet në Zyrën e Kryeministrit.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ahmeti tregon pse VV ka qëndrim armiqësor ndaj tij: Deri dje më kishin shembull

Lajmi tjetër

Bien aksionet në tregjet e aksioneve evropiane

Të ngjajshme

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës
AKTUALE

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

7 Gusht, 2022
Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm
AKTUALE

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

7 Gusht, 2022
Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo
BOTA

Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo

7 Gusht, 2022
Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind
AKTUALE

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

7 Gusht, 2022
Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina
AKTUALE

Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

7 Gusht, 2022
“Zjarri ishte 13 metra i lartë, nuk afrohej dot njeri”, kryebashkiaku flet për djegien e kullotave e staneve si pasojë e flakëve
AKTUALE

Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërhyjnë helikopterët

7 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

    U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 175 biblioteka të djegura në Kosovë nga lufta gjenocidale e Serbisë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM