Trajneri italian i Realit Madridit, Carlo Ancelotti mohoi sot se do të marrë përsipër skuadrën e futbollit brazilian në fund të sezonit, pasi dëshiron të kalojë pjesën tjetër të karrierës në klubin madrilen, raporton gazeta sportive spanjolle Marca.
Presidenti i Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodríguez, tha dy ditë më parë se Ancelotti është kandidati më serioz për të marrë përsipër skuadrën e Brazilit në fund të sezonit.
Brazili aktualisht është pa trajner, pasi Tite u shkarkua pas humbjes nga Kroacia në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, transmeton Fol Drejt.