Andri Xhahu do të jetë komentatori shqiptar për festivalin e këngës “Eurovizioni për të rinj 2018”, që do zhvillohet në qytetin Minsk të Bjellorusisë.
Andri Xhahu do të jetë udhëheqës për shikuesit në RTSH përmes edicionit të 16 të festivalit të këngës “Eurovizioni për të rinj”. Andri ka qenë komentator në çdo edicion që ka marrë pjesë Shqipëria në konkursin e këngës së evrovizionit për të rinj. Andri është gjithashtu një prezantues i njohur i radios, i cili është bërë zëri dhe fytyra e koncertit të këngës së Eurovizionit në Shqipëri, duke u vendosur si një nga komentatorët që ka shërbyer më gjatë në këtë kompeticion./Eurovoix.com.