Andriy Lunin, i cili është portier i dytë në Real Madrid, ka rrëfyer qëllimin e tij për të qëndruar në klub, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
“Kam tre vjet që punoj këtu. Gjithashtu vuaj, pres. Punoj dhe stërvitem. Duke përfituar nga ndeshjet që kam. Por bëj gjithçka për diçka, jo për t’u larguar. Ideja është të qëndroj,” tha Lunin pasi e mbajti portën të paprekur kundër Cacereños në raundin e 32-të të Copa del Rey (citimet përmes Relevo). /FolDrejt/