Kancelarja gjermane Angela Merkel ku po qëndron nnë një vizitë dy ditore në Athinë, gjatë konferencës për shtyp ka inkurajuar Greqinë për reformat ekonomike dhe Marrëveshjen e Prespës. Merkel e ka quajtur bile Maqedoninë me emrin e ri “Maqedonia e Veriut”, informon foldrejt.com.
“I jam mirënjohëse Aleksis Ciprasit i cili punoi në zgjidhjen e problemit të emrit, duke u përpjekur të gjejë zgjidhje së bashku me kryeministrin e vendit fqinj, Zoran Zaev. Mendoj se këtu bëhet fjalë për diçka që çdonjëri nga ne e dinte se nuk është zgjidhje e lehtë, por tani me emrin Maqedonia e Veriut, shtetit i jepet mundësi të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s, si dhe anëtare e Bashkimit Europian. Por, kjo nuk është e mirë vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për vetë Greqinë dhe gjithë Europën”, tha Merkel.
Të premten (sot) Merkel pritet të takohet me opozitën greke ND, për ta bindur që të mos kërkojë të përdorë politikisht çështjet maqedonase./Foldrejt.com