Gjykata Sportive Spanjolle (TAD) konfirmoi një pezullim me tre ndeshje për sulmuesin e Barcelonës, Roberto Lewandowski.
Lewandowski u pezullua për tre ndeshje pas kartonit të kuq të marrë më 8 nëntor në ndeshjen kundër Osasuna. Barcelona e apeloi vendimin dhe ndërkohë që apeli po shqyrtohej, sulmuesi polak mund të paraqitej në derbin kundër Espanyolit të shtunën.
Por dënimi tashmë është konfirmuar. Pezullimi vlen vetëm për ndeshjet e ligës spanjolle, kështu që Lewandowski do të mund të luajë në Superkupën kundër Real Betis të enjten, më 12 janar.
Në Primera, megjithatë, Lewandowski nuk do të shfaqet deri në shkurt. Ai do të humbasë vizitën në Atletico Madrid (8 janar), testin në shtëpi kundër Getafes (22 janar) dhe vizitën në Girona (29 janar).
Lewandowski është golashënuesi më i mirë i Primera me 13 gola, ndërsa Borja Iglesias (Betis), Joselu (Espanyol) dhe Vedat Muriqi (Mallorca) shënuan nga tetë gola./FolDrejt/