Edhe pse SDSM është parti me orientim të mjatë dhe maqedonas, ku vetëm tre nga grupi i saj parlamentar janë shqiptarë – popullat etnike shqiptare në Maqedoni e mbështet më shumë këtë parti të majtë sesa partitë shqiptare si BDI-në, Aleancën për Shqiptarët ose BESËN, shkruan foldrejt.com.
Anketa e realizuar nga televizioni Telma, tregon gjithashtu se VMRO-DPMNE është partia më e besueshme te maqedonasit, ndërsa te shqiptarët nuk ka as edhe një përqindje mbështetje.
Në pyetjen ‘Nëse nesër mbahen zgjedhje parlamentare për cilin parti do të votoni’, 30.4 për qind të maqedonasve thanë për VMRO-në dhe 25.5 për qind për SDSM-në. Populli shqiptar në Maqedoni më së shumti do votonte SDSM-së, 27.5 për qind, kurse për BDI-në 27 për qind.
Sa u takon liderëve, Zoran Zaev vazhdon bindshëm të udhëheq me 21.4 % të rejtingut, pas tij vjen Hristijan Mickoski me 14 % besueshmëri, kurse presidenti Ivanov ka pësuar rënie drastike në të besueshmëria është 6 %. Pas tij vjen lideri shqiptar Ali Ahmeti me 5.7 %, Ziadin Sela me 3.8 %, ish kryeministri Gruevski me 2.7 %.
Përkrahja e madhe e Zaevit rrjedh nga popullariteti mes shqiptarëve, pasi që me 17.6 për qind të besueshmërisë ai është lideri i dytë i popullarizuar tek shqiptarët pas Ali Ahmetit i cili shkon i pari me 23 për qind derisa i treti është Sela me vetëm 16 për qind, kurse 39.9% nuk kanë besim tek asnjë politikan.
Sa i përket rejtingut tek partitë politike tek qytetarët mund të vërehet rritje te SDSM dhe rënie te VMRO. 26.8 për qind ka SDSM, 21.5 për qind ka VMRO. BDI është stabile me 6.7 për qind, ASH me 3 për qind, Besa me 2.4 për qind dhe 21.3 për qind nuk do të kishin votuar.
Lindën pyetja se pse shqiptarët po zgjedhin një parti të majtë që mbështet martesat e të njëjtit seks, ndaloi ndihmën prej rreth 150 euro për fëmijën e tretë dhe ka një të kaluar të zezë me veprimet kundrejt shqiptarëve?
Përgjigja e kësaj duhet të kërkohet te partitë shqiptare./Foldrejt.com