Ish-lojtari i kombëtares kroate, Ante Ćorić do të bëhet lojtar i lirë këtë verë. Roma nuk do t’ia zgjasë kontratën, këtë e konfirmojnë portalet Roma Forever dhe Planeta Roma, të cilat merren me klubin e Romës dhe gjithashtu Transfermarkt, portal i specializuar për transferimet dhe vlerën e futbollistëve në treg.
Ćorić mbërriti te Roma në vitin 2018 nga Dinamo për gjashtë milionë euro. Ai ishte atëherë 21 vjeç dhe bëri tre paraqitje për kombëtaren kroate, në të cilën e ftoi Ante Çaçiq. Para transferimit, Ćorić fitoi katër kampionate kroate dhe tre Kupa me Dinamon. Por ai nuk ia doli në Romë. Ai luajti vetëm tre herë në pesë vjet për klubin italian.
Në dy ndeshje në Serie A ai grumbulloi 22 minuta, ndërsa në një në Ligën e Kampionëve 26 minuta. Huazimet e shumta pasuan, kështu që ai kaloi disa kohë në Almeria në Spanjë, Venlo në Holandë, pastaj në Slloveni dhe në Zvicër.
Në pesë vitet e fundit ai ka shënuar vetëm një gol, sezonin e kaluar për Cyrihun, me të cilin doli kampion i Zvicrës. Sezonin e kaluar ai u rikthye te Roma, për të cilën nuk regjistroi asnjë minutë. Mourinho e shkroi atë dhe priti që t’i skadonte kontrata në mënyrë që të mund të shpëtonte prej tij. Pas 30 qershorit, Ćorić do të jetë lojtar i lirë, transmeton Fol Drejt