Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë vendosur të llogarisin sa kafe duhet të pimë.
Më konkretisht, në një studim të publikuar, shkencëtari Jaques Reifman ka paraqitur një algoritëm që mund të përcaktojë se çfarë dozë të kafeinës duhet të jetë për një funksionim optimal.
Ai po studion zhvillimin e softuerit dhe aplikacioneve në fushën e bioteknologjisë në ushtrinë amerikane. Algoritmi i tij thuhet se llogarit dozat e sigurta dhe efektive të kafeinës që do të shkaktojë një gjendje të zgjuar që na bën më produktive.
Duke ditur se kafeina ndikon në të gjithë ndryshe, Reifman ka testuar performancën psikomotorike dhe këto të dhëna i vendosi në algoritëm.
Ekziston mundësia për të filluar zhvillimin e një aplikacioni publik, por për momentin nuk ka plane konkrete për një komercializim të tillë.