fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 10 Qershor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Vuçiq: Prishtina duhet të bëjë lëshime që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e reja

    Moti sot në Kosovë

    Çfarë moti pritet të mbajë në fundjavë?

    Kryeministri Kurti nesër merr pjesë në manifestimin qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës

    Kolumbia dhe grupi gueril ELN shtyjnë nënshkrimin e armëpushimit dypalësh

    India, Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe realizojnë stërvitjen e parë të përbashkët detare në Gjirin e Omanit

    Studim: Numri i pacientëve me diabet në Indi rritet në 101 milionë, rritje 44% në 4 vjet

    ShBA pezullon ndihmën ushqimore për Etiopinë për shkak të “përhapjes” së vjedhjeve

    Putini i kërkon CIS të forcojë bashkëpunimin industrial dhe të krijojë marka të përbashkëta

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Importet e naftës së papërpunuar të Indisë nga Rusia rriten 1500% që nga fillimi i luftës në Ukrainë

    Domatet e importuara nga Shqipëria përmbajnë sasi të hormoneve, AUV në pritje të rezultateve laboratorike?

    Asetet dixhitale kanë “boshllëk” në rregullore, thotë shefi i rregullatorit amerikan

    Rriten të hyrat qeveritare

    Vendet e pasura me emetime të larta të gazrave serrë mund të paguajnë 170 trilion dollarë në dëmshpërblime klimatike

    Panelet diellore mund të jenë një fatkeqësi globale mjedisore

    Sërish regjistrohet rritje e çmimeve të importit sipas ASK-së

    Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

    Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Poezia që evokon traditën dhe e shpalosë realitetin

    Promovohet libri poetik “Më përcjell nga larg lutje besimtarësh” i autores Laureta Rexha

    Çfarë mund të mësojmë nga trileri i “The Expendables 4”?

    Të shtunën në Prishtinë promovohet libri “Ata ishin (mbetën) dy” i autorit Alban Tufa

    Video/Imam Sytari sjell një mësim nga Ebu Derdaja: Unë urrej veprën e njeriut, e nëse ai heq dorë prej saj, ai është vëllai im

    Ibrahimi kujton pengun që i kishte mbetur nga koha e studimeve, leximin e romanit “Vdekje në Venecie”, i Tomas Man-it

    Përse duhet t’i lexoni klasikët?

    Transformers: Rise of the Beasts – vazhdim i një roboti i dobët dhe i pajetë

    Hapet mini biblioteka në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Chelsea ka hapur bisedimet për transferimin e yllit të Southampton, Lavia

    Xavi kërkon 12 milionë euro pagë në bisedimet për rinovimin e kontratës me Barçën

    Milan gati të shesë De Ketelaere pas sezonit debutues tepër të dobët

    Roma cakton datën e testeve mjekësore për N’Dicka

    Interi refuzon ofertën e Chelseat për Onana

    Këta janë dhjetë futbollistët që pritet të largohen nga Bayern Munich

    Beckham bleu Miamin për 25 milionë dollarë, por sa kushton tani ky klub?

    Spanjollët: Kapiteni i Cityt ra dakord me Barcelonën/ L’Equipe: PSG do ta ‘vjedhë’ atë

    Ante Ćorić largohet nga Roma

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Në rast të një sulmi bërthamor, këto janë 17 këshilla që duhet t’i dinë të gjithë

    Chevron duhet t’i paguajë 63 milionë dollarë dëmshpërblim një njeriu me kancer

    Një nënë e re tregoi vajzën e saj 18 muajshe, njerëzit u tronditën: Kjo nuk është normale

    A e dini se për çfarë shërbejnë dy vrimat e poshtme në atlete? (VIDEO)

    Cila është kafsha më e rrezikshme e cila vret më së shumti njerëz?

    Një gjerdan me një dhëmb megalodon gjendet në rrënojat e Titanikut

    A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin?

    WhatsApp po prezanton një veçori të re që do të ndryshojë mënyrën se si ne komunikojmë

    Pse është e vështirë të kujtojmë gjërat që na kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Cilët janë shkaktarët që i përkeqësojnë alergjitë sezonale?

    Studimi tregon se dietat me bazë bimore janë të mira për shëndetin e zemrës

    Bëni brumin e picës me vetëm dy përbërës

    Gabimet më të zakonshme që ju pengojnë të arrini peshën e dëshiruar

    Hulumtim: Pagjumësia rrit rrezikun e sulmit në tru

    Top 5 përfitimet shëndetësore nga konsumimi i brokolit

    Përgatitni kungulleshka të njoma me patate në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë

    Hulumtimi zbulon se kur ndodh numri më i madh i sulmeve fatale në zemër

    Pasta të shijshme për 10 minuta: Receta i kënaqi dashamirësit e kuzhinës italiane

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home POLITIKË

Arifi: As këtë muaj s’ka dialog teknik Kosovë – Serbi

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Të hënën, më 18 qershor, delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë do të dalë para vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të prezantuar të arriturat dhe punën e institucioneve të Kosovës në implementimin e marrëveshjeve të deritanishme.

Por, nuk ka ende një datë të takimit të ardhshëm për dialogun, prej kur përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka refuzuar të jetë pjesë e një takimi, pasi ka kërkuar fillimisht zbatimin e marrëveshjeve të deritashme.

Lexoni edhe..

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Porosit Web Porosit Web

Në një intervistë për KosovaPress, Arifi ka sqaruar se nuk e kanë kushtëzuar BE-në dhe askënd tjetër, por thotë se nuk do lejojnë diçka që nuk e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

“Ne kemi marrë një kërkesë që të shkojmë dhe të bisedojmë për procesin e gjeri tanishëm të draftimit të Asociacionit, mirëpo ne kemi refuzuar sepse fillimisht duhet të përgjigjen në pyetjet apo në kërkesat që i kemi bërë në dy festat e mëparshme”, thotë ai.

Shpjegon se për çfarë i kanë ftuar që të jenë të hënën në Bruksel.

“Ne kemi ftesë tjetër në fakt ne, më 18, delegacioni i Kosovës, ekspertët e saj para vendeve anëtare në Bruksel do të shkojnë dhe do të prezantojnë të arriturat dhe punën e institucioneve të Kosovës në implementimin e marrëveshjeve të ndryshme ku të gjithë ne do të prezantojmë para tyre se çfarë procesi i marrëveshjes, se cilat kanë qenë veprimet tona. Besoj që me këtë prezantim Kosova do të konfirmojë edhe njëherë seriozitetin e saj që ka pasur dhe vazhdon ta ketë në procesin e dialogut dhe njëkohësisht konfirmon përkushtimin e saj në implementimin e obligimeve të marra, por njëkohësisht do ta përdorim edhe si një shans përpara vendeve anëtare të kërkojmë implementimin e marrëveshjeve të cilat pa ndonjë vështirësi të caktuar teknike nuk po implementohet, por thjesht nuk po implementohen për shkak të vullnetit politik”, deklaroi Arifi.

Arifi thotë se Kosova ka zbatuar të gjitha marrëveshjet ose është në fazën përfundimtare të implementimit të tyre.

Ai shpjegoi se pala serbe e konsideron se Kosova është vonuar shumë me Asociacionit e Komunave Serbe, e sipas Arifit, në një mënyrë ka të vërtetë sepse është një marrëveshje e vjetër por, siç thotë ai, është një marrëveshje e cila ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Arifi ka shpjeguar  se çfarë ka kërkuar Kosova nga BE-ja.

Sipas tij Kosova nuk e ka kushtëzuar askënd.

“Ne kemi kërkuar pak më ndryshe. Ne kemi kërkuar që të bisedohet për energji, sepse është çështje pak më akute dhe do të insistojmë prapë edhe në takimet e ardhshme. Ne do të insistojmë që çdo debat në Bruksel që do të bëjmë me palën të fillojmë me energji. Insistojmë në implementimin e marrëveshjes për energji. Është marrëveshje e nënshkruar, nuk kemi se çfarë të bisedojmë ajo duhet të implementohet… Unë nuk jam në garë me askënd. Ne nuk duam të krahasohemi me askënd, por çka dua të them është se ne dëshirojmë të jemi transparent që në çdo veprim tonin, të gjithë të jemi pjesë e atij veprimi… Ne nuk kemi shkuar në atë drejtim që të kushtëzojmë proceset, ne po i mbrojmë interesat tona. Ne po i mbrojmë interesat e Republikës dhe ne po konsiderojmë se do të mbrojmë dhe avancojmë interesat tona në formën dhe mënyrën që ne konsiderojmë që është më e mira. Ne nuk e kushtëzojmë bashkësinë ndërkombëtare se do të bllokojmë këtë proces apo atë proces. Ne kemi kërkuar me ngulm implementimin e marrëveshjes për energji dhe marrëveshjeve tjera dhe prapë insistojmë në këtë, dhe njëkohësisht ne e kemi vënë pah dhe do të insistojmë prapë dhe kështu do të mbetet se të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Nuk do të lejojmë që vetëm për një marrëveshje specifike të marrim qasje selektive”, deklaroi Arifi.

Përfaqësuesi i Kosovës për dialog me Serbinë, Avni Arifi, që është edhe shef i stafit të kryeministrit, Ramush Haradinaj, është këmbëngulës se nuk do të lejojnë që Asociacioni të jetë vendimmarrës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk lejon që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, unë nuk kam asnjë kompetencë dhe nuk do kem as tash dhe as në të ardhmen që të pranoj një dokument i cili është në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thotë ai.

I pyetur nëse presidentët e të dyja vendeve do të takohen brenda këtij muaji, Arifi ka thënë se nuk flet për këtë çështje. Ndërsa, ka rikonfirmuar se në nivelin teknik nuk është paraparë ndonjë takim.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Hoxhaj e quan Vuçiqin mjeshtër të lajmeve të rreme dhe manipulues të publikut

Lajmi tjetër

Dogana sqaron raportin e Auditorit

Të ngjajshme

TË FUNDIT

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

23 Maj, 2023
LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM