Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka folur për negociatat Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.
Arifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “nuk ka marrëveshje mes Serbisë e Kosovës pa Preshevën”.
“Le ta fshijnë këtë, le ta harrojnë”, është shprehur ai. “Po ua them sinqerisht e seriozisht”, ka shtuar Arifi.
“Në qoftë se nuk përshihet Presheva në fazën përfundimtare të dialogut në Bruksel, është dëshpërim”, ka thënë kreu i Preshevës në T7.
“Nuk e di se si do të manifestohet ky dëshpërim, në çfarë forme”, ka shtuar Arifi.
“Nuk është fer të na lënë anash”, është shprehur Arifi.