fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Arkivat kanadeze: Shqipja, gjuha më e vjetër në Ballkan…

Arkivat kanadeze: Shqipja, gjuha më e vjetër në Ballkan…

29 Mars, 2022
Ky qytet evropian i thotë ‘jo më’ pirjes së duhanit në plazhe

Ky qytet evropian i thotë ‘jo më’ pirjes së duhanit në plazhe

1 Korrik, 2022
Themelohet komisioni ad-hoc në Kuvend për reformën zgjedhore në Kosovë

Themelohet komisioni ad-hoc në Kuvend për reformën zgjedhore në Kosovë

1 Korrik, 2022
Protesta të dhunshme në Sudan, mbesin të vdekur së paku 10 persona

Protesta të dhunshme në Sudan, mbesin të vdekur së paku 10 persona

1 Korrik, 2022
Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK thërret për përdorim të maskave në ambiente të mbyllura

Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, IKSHPK thërret për përdorim të maskave në ambiente të mbyllura

1 Korrik, 2022
Kundërshtohet udhërrëfyesi për liberalizim të vizave nga këto dy komisione të Kuvendit

Votat e deputetëve zgjedhin Nexhat Kryeziun si anëtar joekzekutiv të bordit të BQK-së

1 Korrik, 2022
Punonjësit e aeroporteve pezullojnë punën, ia ‘mësyjnë’ grevës për rritje pagash

Punonjësit e aeroporteve pezullojnë punën, ia ‘mësyjnë’ grevës për rritje pagash

1 Korrik, 2022
Paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu, Kurti pretendon se dikush duhet të jetë trembur

Paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu, Kurti pretendon se dikush duhet të jetë trembur

1 Korrik, 2022
Ekzekutohen dhjetë persona, ishin dënuar për vrasje dhe përdhunim

Ekzekutohen dhjetë persona, ishin dënuar për vrasje dhe përdhunim

1 Korrik, 2022
Lumi Hajra: Nënçmimi i masës, shujtë e elitës

Lumi Hajra: Nënçmimi i masës, shujtë e elitës

1 Korrik, 2022
Ceremonia e diplomimit të kadetëve, Mehaj përgëzon familjet e tyre

Ceremonia e diplomimit të kadetëve, Mehaj përgëzon familjet e tyre

1 Korrik, 2022
Fol Drejt
E premte, 1 Korrik, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Arkivat kanadeze: Shqipja, gjuha më e vjetër në Ballkan…

3 muaj më parë
in HISTORI
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Arkivat kanadeze: Shqipja, gjuha më e vjetër në Ballkan…

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

  Duke rrëmuar nëpër bibliotekën kombëtare të Québec u ndesha me këtë artikull, me titull “The perplexed Albanian” botuar më 16 prill të vitit 1910 në gazetën “The Québec Chronicle”.

Përkthimi më poshtë, shkruan Jeta Dedja:

Lexoni edhe..

Nga fitoret e Ramazanit: pushtimi islamik i Andaluzisë

Bashkëshortja e DioGuardit rikujton fjalimin e 99-ës, ku bënte thirrje për ta ndalë gjenocidin e Millosheviqit (VIDEO)

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Një gjuhë pa alfabet. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës po ankohet kundër bollëkut të librave dhe përmbytjes me fjalë të printuara, shqiptarët, një nga popujt më të vjetër të kontinentit, po ulërijnë për mjetin më elementar të shprehjes, alfabetin.

Në këtë vend të thjeshtë, pa alfabet, ku fëmijët nuk u shqetësuan kurrë për ABC-në e gjuhës që folën, ku krijuesit nga majat e maleve nxorën historitë e tyre më të bukura e poetët, kënduan më të ëmblat vargje, duke i rënë lahutës në kullat e zjarrit, Turqia ka mbjellë farën e kulturës dhe palumturisë.
Ky ndryshim i kushteve idilike erdhi kur qeveria vendosi së fundmi, lejimin e mësimit të gjuhës shqipe në shkollat shtetërore.

Fillimisht, vendimi u prit me hare dhe festime, por më pas, pikëpyetje u ngritën; Si do të mësohet gjuha, pa alfabet? Gjuha Shqipe, përgjithësisht është konsideruar po aq e vështirë të zbutet e ndrydhet në faqe librash, sa ç’janë edhe njerëzit për t’u qeverisur.

Është gjuha më e vjetër në Ballkan, që i rezistoi dyndjeve sllave. Parimet e saj kryesore përputhen me sistemin e gjuhëve europiane ariane dhe disa principe afrojnë në detaje me greqishten.

Shqipja ka mbijetuar si gjuhë e folur e megjithatë, për shumë shqiptarë që dinë të shkruajnë e lexojnë lehtësisht shumë gjuhë të tjera, nëse do ta shihnin të shkruar gjuhën e tyre, nuk do ta kuptonin.

Përpjekje të shumta janë bërë për ta kthyer shqipen, në gjuhë të shkruar. Një nga arsyet e arritjeve të sukseseve të niveleve të papërfillshme, ka qenë vështirësia për të prodhuar.

I fundit që është përpjekur ka qenë Kostandin Kristoforidhi, i cili, publikoi një gramatikë të dobishme të të dy dialekteve toskë dhe gegë, si dhe përktheu Biblën në toskërisht.

 

Si konkluzion i gjithë orvatjeve për alfabet, deri tani janë paraqitur katër modele. i pari është një alfabet me shkronja greke. i dyti, bazuar në modelet e Kristoforidhit, paraqitet me gërma greke dhe latine, dhe me shumë shenja diakritike. i treti përdor shkronja latine dhe i katërti është një variant i çuditshëm dhe i shëmtuar i shkronjave greke dhe latine, së bashku.

Por, tani që turqit kanë njohur të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe, po këmbëngulin që të përdoret alfabet arab dhe hoxhallarët reaksionarë po çalltisin të bindin fiset e myslimanëve, duke u thënë se ky është i vetmi alfabet i lejuar për muhamedanët e mirë.

Duhet thënë sem nga gjitha alfabetet e propozuar, ai arab duket më pak i përshtatshmi, sepse shqipja afron ose me greqishten, ose me latinishten dhe për më tepër, tentativat për të shkruar shqipen me shkronja arabe kanë rezultuar në hieroglife që, edhe vetë shkrimtarët nuk mund t’i deshifrojnë.

Kështu me kaq variante për të zgjedhur, i hutuar shqiptari i drejtohet për udhëzime të mëtejshme këshilluesve fetarë. Takime të mëdha janë mbajtur në gjithë vendin, për të diskutuar mbi këtë çështje. Shkupi, Prishtina dhe Mitrovica, seksionet myslimane pra, kanë votuar për shkronjat arabe. Korça toske dhe Elbasani gegë – seksione katolike romane, janë deklaruar në favor të gërmave latine. Ndërkohë tensionet janë rritur dhe shumë gjak po derdhet për alfabetin.

Në këtë mënyrë shqiptari ka arritur atë që do, një shkak për të luftuar; por, shkolla të reja shtetërorë nuk ka të hapura dhe gjuha shqipe ende nuk po mësohet në ato që ekzistojnë, vetëm se, thjesht duhet një alfabet”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Putin dhe mitet e dekadencës perëndimore

Lajmi tjetër

Tërheqja e Rusisë nga Ukraina? Biden: Nuk besoj asgjë pa parë veprime konkrete

Të ngjajshme

Nga fitoret e Ramazanit: pushtimi islamik i Andaluzisë
HISTORI

Nga fitoret e Ramazanit: pushtimi islamik i Andaluzisë

5 Prill, 2022
Bashkëshortja e DioGuardit rikujton fjalimin e 99-ës, ku bënte thirrje për ta ndalë gjenocidin e Millosheviqit (VIDEO)
HISTORI

Bashkëshortja e DioGuardit rikujton fjalimin e 99-ës, ku bënte thirrje për ta ndalë gjenocidin e Millosheviqit (VIDEO)

30 Mars, 2022
36 lloje të torturave që pushteti diktatorial i Enver Hoxhës i praktikonte në Shqipërinë komuniste
HISTORI

Kur nëna i dërgonte letër Enver Hoxhës për djalin e saj të internuar në Tepelenë

25 Mars, 2022
Histori komunizmi: I urti çka di nuk flet, i marri çka flet nuk di…
HISTORI

Histori komunizmi: I urti çka di nuk flet, i marri çka flet nuk di…

21 Mars, 2022
Shqipëri: Qeshi kur vdiq Stalini, u dënua me 20 vjet burgim
HISTORI

Shqipëri: Qeshi kur vdiq Stalini, u dënua me 20 vjet burgim

19 Mars, 2022
Histori frymëzuese: Kjo është gruaja e cila e themeloi universitetin e parë në botë
KULTURË

Histori frymëzuese: Kjo është gruaja e cila e themeloi universitetin e parë në botë

9 Mars, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U futën si klientë në dyqan, i presin kokën pronarit dhe e postojnë në internet

    U futën si klientë në dyqan, i presin kokën pronarit dhe e postojnë në internet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • STAMBOLLI, NJË RRËMUJË E BUKUR (Foto/ Video)

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti gjuan me armë zjarri, polici e vret në vetëmbrojtje

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM