Shtëpia Botuese Armagedoni ka nxjerr nga shtypi librin më të ri të Fitim Nuhiut, me titull “Vdekja është femër”, shkruan Fol Drejt.
Njoftimin e bëri publik vetë botuesi Berat Dakaj.
“Javën e kaluar e përgatitëm për shtyp, sot e nxorëm nga shtypi librin me poezi të Fitim Nuhiut. Parathënien e ka shkruar Imer Topanica, pasthënien Emine Boriçi. Shkëlzen Halimi e ka redaktuar. Unë s’kam bërë gjë në të, por duhet të bëj për këtë vepër sepse, po nuk bëra, druaj se më vret Zoti” – shkruan ndër të tjera Dakaj, në njoftimin e tij.
Redaktor i këtij libri është Shkëlzen Halimi, lektore Kimete Kasumi, kopertina është punuar nga Laura Shulemaja, ndërsa recensentë janë Imer Topanica dhe Emine Boriçi./FolDrejt/