Kryeministri armen Nikol Pashinyan para pak çastesh ka thënë se është arritur një marrëveshje e “dhimbshme” me Azerbejxhanin me ndërmjetësimin e Rusisë në luftëne Nagorno-Karabakh, informon foldrejt.com.
Ai këto momente i bëri në mesnatën mes së hënës dhe të martës. Poashtu kryeministri armen bëri të ditur se qyteti i dytë më i madh në Karabak, Shushi, është marrë në kontroll nga forcat azere.
Marrëveshja në formë detale do bëhet publike në “ditët vijuese”, kjo edhe pas humbjeve të shumta në ushtrinë armene, që ka humbur kurajon për luftë, falë edhe avantazhit të madh ajror të azerëve.
Vlen të theksohet se të hënën forcat azere rrëzuan aksidentalisht një helikopter rus në Armeni, duke bërë një pretekst të fuqishëm që Rusia të kërkojë armëpushim të menjëhershëm mes palëve. Një kompenzim, që me gjasë s’ka mundur ta refuzojë Azerbejxhani./Foldrejt.com