Në Klinë është arrestuar e dyshuara kosovare për një rast i cili është cilësuar nga policia si “Ngacmim”.
Ajo dyshohet se ka hapur disa llogari të ndryshme në rrjete sociale duke shpërndarë foto e video të dy viktimave femra kosovare.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta kishte hapur llogari të ndryshme në rrjete sociale duke shpërndarë foto dhe video të dy viktimave femra kosovare. E dyshuara ,pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.