Dy persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet për fajde dhe detyrim, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, sot është zhvilluar një operacion policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”.
Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:
Katër mijë (4000) euro
Tri (3) revole
Një (1) armë e gjatë
Katër (4) karikatorë
Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë
Një (1) automjet
Tre (3) telefona mobilë
Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale.
Personat e dyshuar, pas intervistës me aktvendim të prokurorit dërgohet në ndalim për 48 orë.