Nëntë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në qytetin e Lipjanit.
Hetimi rreth mundësisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kishte nisur që nga 6 nëntori i vitit 2022, ndërsa arrestimi i tyre u bë dje, njoftoi policia në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
Sipas policisë ata e keqpërdorën detyrën e tyre zyrtare në bashkëveprim njëri me tjetrin./FolDrejt/