Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar ditën e sotme seancën lidhur me caktimin e masës së sigurisë për Elisabeta Bardhollarin dhe Orjada Hoxhën. Respektivisht inferiemeren e spitalit nr. 5 dhe shitësen e një dyqani elektroshtëpiakesh në kryeqytet, të cilat në bashkëpunimin me njëra tjetrin merrnin kredi në emër të pacientëve të infermieres Bardhollari, e cila u vidhte kartat e identitetit në spitalin ku punonte.
Gjykata e Apelit caktoi masën e “Arrestit me burg” për infermieren Elisabeta Bardhollari, si dhe iu caktua masa e “Arrestit në shtëpi” shitëses Orjada Hoxha.
Sikurse është raportuar në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga disa shtetas, u bë i mundur arrestimi i personave me iniciale E.B dhe O.H, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëra – tjetrën, shtetësja E.B merrte kredi me kartat e ID së pacientëve. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim E.B dhe O.H, ,të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi në kredi”në bashëepunim, parashikuar nga nenet146dhe 25të Kodit Penal. Raporton Panorama.al përcjell Foldrejt.com