Ish shefi i shërbimit sekret maqedonas, Vladimir Atanasovski, është arrestuar mbrëmjen e së martës në Shkup. Ai akuzohet për “aktivitete armiqësore” dhe sipas Prokurorisë është përgjegjës për organizimin e mësymjes në parlamentin e Maqedonisë në 27 prill. Atanasovski mund të dënohet me katër vjet burg, shkruan foldrejt.com.
Pak ditë më parë u arrestua edhe paraardhësi i tij Sasho Mijalkov, kurse ish kryeministri Nikola Gruevski shpëtoi falë arratisjes në Hungari./Foldrejt.com