Karabinierët italianë arrestuan bosin e mafias më të kërkuar në vend, Matteo Messina Denaro, raporton Ansa.
Messina Denaro konsiderohet kreu i Cosa Nostra-s siciliane dhe është në arrati që nga viti 1993.
Denaro, me nofkën Diabolic, u arrestua në një klinikë private në Palermo.
Policia tentoi ta kapte për një kohë të gjatë dhe përveçse më i kërkuari në Itali, ishte edhe ndër 10 kriminelët më të kërkuar në botë./FolDrejt/