Më herët të premten, një burrë u akuzua për sulm seksual ndaj dy grave që prisnin në një radhë të gjatë për të parë arkivolin e mbretëreshës.
Kaosi mbretëroi në Westminster Hall të premten mbrëma, kur një burrë shkoi drejt arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth dhe e preku atë, duke nxitur sigurimin ta frenonte dhe policinë ta arrestonte .
Episodi ndodhi rreth orës 22:00 (koha lokale) përpara dhjetëra njerëzve që prisnin në radhë për t’i bërë nderimet e tyre Elizabeth- it .
Burri doli nga rreshti, ngjiti shkallët dhe preku arkivolin përpara se të merrej në paraburgim nga Policia Metropolitane, raportoi Guardian.
Pamjet nga transmetimi i ceremonisë zyrtare tregojnë oficerët e sigurisë duke e gjuajtur të dyshuarin në tokë.