Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Gllogoc 02.02.2024 – 01:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.