Gjatë pasdites së djeshme është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje një person në Drenas.
Rasti u raportua rreth orës 14:30, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar një pushkë gjuetie me leje të skaduar, tre fishekë dhe një gëzhojë”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/