Në Podujevë është arrestuar e pastaj është liruar në procedurë të rregullt një femër kosovare pasi postoi foto me armë në rrjete sociale.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila është parë në rrjete sociale në foto me armë në dorë. Me vendim të prokurorit kompetent e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.