Numri i të vdekurve palestinezë nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 8.306, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar.
“Në mesin e të vdekurve gjenden 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra, ndërsa më shumë se 21.048 njerëz janë plagosur”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një konferencë shtypi në qytetin e Gazës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se 25 spitale u detyruan jashtë shërbimit dhe 25 ambulanca u shënjestruan në sulmet ajrore izraelite në Gaza.
“Okupatori synon të paralizojë shërbimin e ambulancës”, tha zëdhënësi.
Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.
Më shumë se 1.538 izraelitë janë vrarë gjatë konfliktit.