Më 10 korrik, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) publikoi Raportin e Indeksit të Novacionit Botëror të vitit 2018.
Renditja e Kinës në këtë indeks u rrit më tej, duke kaluar nga vendi i 22-të që ishte vitin e kaluar në vendin e 17-të këtë vit. Kina është i vetmi vend i botës me të ardhura të mesme që hyn në 20 vendet e para dhe ka zvogëluar hendekun e novacionit me ekonomitë e zhvilluara. Ngritja e pandërprerë e renditjes së Kinës pasqyron arritjet e frytshme të strategjisë së zhvillimeve përmes novacionit dhe zhvillimeve me cilësi të lartë.
Sekretari i përgjithshëm i WIPO-së Francis Gurry u shpreh në intervistë se vitet e fundit, renditja e Kinës në indeksin e novacionit u rrit me një prirje shumë të dukshme, gjë që pasqyron vëmendje e madhe të Kinës për novacionin. Kina paraqiti “Strategjinë e Zhvillimit të Nxitur përmes Novacionit”, duke e vënë novacionin në vend thelbësor të strategjisë së zhvillimit ekonomik. Kina hartoi këtë strategji dhe e zbatoi në mënyrë të efektshme, duke forcuar investimet në fushën e kërkim-zhvillimit. Francis Gurry vuri në dukje se këto janë arsyet e rritjes së renditjes së Kinës në indeksin e novacionit.
“Sipas mendimit tim, hartimi i zellshëm i strategjisë së zhvillimeve të nxitur përmes novacionit dhe vënia e novacionit në një vend të rëndësishëm është një ndër elementet kyçe të suksesshme të Kinës.”
Gurry shtoi se ekonomia kineze po përjeton një transformim nga sektori i prodhimit me vlerë të ulët të shtuar tek sektori e teknologjisë me vlerë të lartë të shtuar. Ai sugjeron se Kina duhet të vazhdojë rrugën e zhvillimit të nxitur nga novacioni, pasi kjo mënyrë ka rezultuar e suksessme për Kinën.
Duke iu referuar kritikave të disa vendeve për mbrojtjen e pronësisë intelektuale të Kinës, Gurry u shpreh se asnjë vend nuk mund të mbrojë pronësinë intelektuale në mënyrë perfekte. Arritjet e Kinës në mbrojtjen e pronësisë intelektuale mund të përfitojnë vlerësime të larta. Në vitin 1984, Kina sapo hartoi Ligjin e Patentave, ligj i parë mbi patentat. Brenda 40 vitesh, Kina ndërtoi sistemin e pronësisë intelektuale të një klasi të parë botëror.
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në zyrën e Gjenevës në OKB, Yu Jianhua, u shpreh në intervistë se në 40 vitet e fundit, Kina ka pasur një zhvillim të shpejtë. Ndryshimi i treguesit të novacionit të Kinës është një shenjë e qartë që Kina ka aftësi të plotë të realizojë zhvillimin me cilësi të lartë përmes novacionit.
“Sipas fakteve, aftësia novative e Kinës mund të përkrahë plotësisht zhvillimin e vendit me cilësi të lartë. Në të ardhmen, do të vazhdojmë zbatimin e strategjisë së zhvillimit përmes novacionit, do të shtojmë më tej mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe do të vazhdojmë zhvillimin e bashkëpunimit në teknologjinë ndërkombëtare. Nëse dikush dëshiron të krijojë monopol në teknologji, të nisë konflikte për të goditur zhvillimin e Kinës, nuk do të kenë asnjë përfitim. Kina ka teknologji të vetat dhe aftësi të drejtojë zhvillimin përmes novacionit.”