Gazetari sportiv, Fabrizio Romano tha se klubi anglez, Arsenal sot do të nëshkruajë kontratën me mbrojtësin polak, Jakub Kiwior, raporton Fol Drejt.
Romano theksoi se testet mjekësore kanë përfunduar të shtunën, me Kiwior që do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2028.
“Jakub Kiwior do të nënshkruajë kontratën e tij më vonë sot – ai do të zbulohet si lojtar i ri i Arsenalit deri në qershor 2028, marrëveshja pritet të zyrtarizohet”, shkroi Romano në Twitter. /FolDrejt/