Arsenali është i përkushtuar tejmase që të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Juventusit Manuel Locatelli në afatin kalimtar të ardhshëm, raporton CalcioMercato.
Topçinjtë e kanë ndjekur mesfushorin italian që nga ditët e para të tij atje dhe vazhdojnë ta monitorojnë atë ende.
Raporti thotë se Arsenali e sheh Locatellin si një opsion të fortë për rotacion në mesfushën e tyre. Kurse Juventusit i duhet të gjejë një mënyrë për të gjeneruar të ardhura në rast se humbasin futbollin evropian, Topçinjtë e shohin atë si një kohë të duhur për ofertë për mesfushorin italian, transmeton Fol Drejt.